Koalicioni LDK-LVV në ditë të vështira, ja çfarë deklaron Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka thënë se me Vetëvendosjen nuk kanë folur për ndarje të posteve ministrore, por vetëm për politikat programore, derisa janë në pritje të rezultatit final.

Haziri madje ka “ironizuar” edhe Albin Kurtin, i cili mbrëmë ishte i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku u zhvillua ndeshja Kosovë – Mali i Zi, ku lideri i VV-së, u ul në lindje të stadiumit.

Postimi i plotë i Hazirit:

Nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale.

Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ.

Në nivel liderësh përfundon marrëveshja për bashkëqeverisje dhe ndarje të resoreve. Beso nëLiderët. Ata na sjellin më të miren për vendin!

Vjosa ka qëllu n’Amerike se, përndryshe, kishte me qenë në perëndim të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu