Koalicioni Vlen mbështet nxënësit e klasës së parë në shkollat e Dibrës, shpërndan Abetaren e unifikuar

Sot, në një akt përkushtimi ndaj edukimit dhe mbështetjes së fëmijëve, Koalicioni Vlen dhuroi 150 abetare te unifikuar kombëtare dhe 150 fletore pune për të gjithë nxënësit e klasës së parë në shkollat “Penestia” dhe “Said Najdeni” në Dibër. Kjo iniciativë është një hap domethënës drejt përmirësimit të kushteve të mësimit dhe nxitjes së suksesit për brezin e ri.

Dhurata simbolike është një shenjë e qartë e angazhimit të Koalicionit Vlen për t’i dhënë çdo fëmije mundësinë për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm në udhëtimin e tij shkollor. Edukimi është një shtyllë thelbësore për zhvillimin e shoqërisë sonë, dhe përmes këtij gjesti të rëndësishëm, Koalicioni Vlen dërgon një mesazh të qartë se mbështetja për arsimin do të vazhdojë të jetë në qendër të politikave të tyre.

Suksese të gjithëve në këtë vit të ri shkollor!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu