Komandant Sokoli thyen heshtjen: Do ta paguani sot ose pas 100 viteve!

Komandant Sokoli njëri nga të dënuarit e Lagjes së Trimave në burgun e Shutkës, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar lidhur me incidentin e para disa ditëve në këtë burg ku u rrahën disa funksionarë partiak.

Komandant Sokoli shprehet se për gjithçka që kanë bërë “do ta paguajnë sot ose pas 100 vitesh”, njofton InfoShqip.com

Ja fjalët e Komandant Sokolit:

“Së pari desha të ta bëj me dije se ne nuk jemi frikacakë, kurse ti bashkë me partijakët tuaj sje gjë tjeter vetëm një copë shoveni. Sa i përket rrahjes së bashkëpartiakëve tuaj ish-ministrave të Grujevskit ata janë më të lig se edhe ato prostitutat, të paktën ato kishin provuar të rezistojnë.

Tani lidhur me rastin tonë të njohur në opinion si rasti i ‘Laxhes së Trimave’ ne kemi hyr për të drejta të bashkëkombasve tanë, ndodhi ajo që ndodhi por ne nuk jemi të lixh luftuam aq sa mundëm dhe u dorzuam si rezultat i garantimit të OSBE-së, për sjellje korrekte nga ana e organeve të rendit të shtetit tuaj.

Tani te jau bëjm me dije arsyet e konfliktit me ju shovenët e VMRO-DPMN-esë:
1. Gruevski me bashk-puntorët e tij të pushtetit ka ekzekutuar 4 veta nga grupi ynë, dhe për këtë do të paguajë sot apo mbas 100 vitesh.

2. Ne jemi dorzuar me garanca, ata të cilët na kanë rrahur me maska do të paguajnë sot apo mbas 100 vjetësh.

3. Gjatë transportit për në Gjykatë jemi maltretuar sistematikisht nga njësi speciale të policisë që po ashtu jan komanduar nga po këta prostitutat politike të partis tuaj.

4. Na keni dënuar jasht çdo kriteri normal, po ashtu me vendimin e prostitutave politike të partisë suaj.

E tani për fund ne disa herë ju kemi thënë edhe në sallë të gjykatës na vritni e ndoshta mbyllet ky problem, se për ndryshe këto sjellje që i përmenda më lartë zdo jau falim kurr, e në qoftë se je perzier edhe ti vlen edhe për ty personalisht.
Sami Ukshini SOKOLI” /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu