Komandanti amerikan: Kina po formon ushtri sulmuese dhe agresive, për të vendosur kontroll mbi Azinë

Kina po formon një ushtri gjithnjë e më të fortë dhe po zgjeron shtrirjen e saj rajonale, ndërsa Pekini po rrit përpjekjet për të zëvendësuar fuqinë ushtarake Amerikane në Azi, sipas deklaratave të një komandanti të lartë të SHBA-së, shkruan CNN.

Davidson, i cili mbrojti kërkesat për investimin në miliarda dollarë për blerjen e armëve të reja në Paqësor, tha se investimi në rritje ishte i nevojshëm për të parandaluar ambiciet ushtarake kineze në rajon.

Duke e përshkruar Kinën si “kërcënimin më të madh afatgjatë strategjik të sigurisë në shekullin 21”, Davidson tha se Pekini ka kryer lëvizje gjithnjë e më kërcënuese, duke përmendur aktivitetin ushtarak kinez rreth Tajvanit, përgjatë kufirit të tij të diskutueshëm me Indinë dhe madje edhe rreth ishujve të SHBA në Paqësor.

“Unë jam i shqetësuar se ata janë duke përshpejtuar ambiciet e tyre … për të zëvendësuar Shtetet e Bashkuara dhe rolin tonë udhëheqës në rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, të cilat kanë thënë prej kohësh që duan ta bëjnë deri në vitin 2050.”

“Zhvillimi i mbrojtjes kombëtare të Kinës synon të përmbushë nevojat e saj të sigurisë dhe të kontribuojë në rritjen e forcave paqësore të botës.”

Lidhur me Tajvanin, ishullin demokratik të vetëqeverisur që Kina pretendon si territorin e saj sovran, Davidson tha se Pekini mund të bëjë një lëvizje për të marrë kontrollin e tij në të ardhmen e afërt, raporton abcnews.

I pyetur nëse është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të mbrojnë Tajvanin, Davidson tha se nëse nuk do të veprojmë kjo do të dëmtojë statusin ndërkombëtar të SHBA-së dhe do të dëmtonte besueshmërinë e saj si një partner mbrojtës.

Kina kontinentale dhe Tajvani kanë qeverisur në mënyrë të pavarur që nga fundi i një lufte të përgjakshme civile në 1949 por Pekini është zotuar se nuk do të lejojë kurrë që ishulli të bëhet zyrtarisht i pavarur dhe ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës nëse është e nevojshme.

Ndërsa ushtria e Kinës ka kohë që ka rritur praninë e saj afër brigjeve të saj, në vende si Tajvani dhe Deti i Kinës Jugore, Davidson zbuloi se po bëhet më aktiv rreth territoreve të ishullit Paqësor të SHBA-së.

Plani Aegis Ashore është pjesë e Iniciativës Indo-Paqësore të Pentagonit, një plan pesë-vjeçar prej 27 miliardë dollarësh për të azhurnuar forcat e SHBA rreth rajonit.

Përveç sistemit Aegis, Pentagoni gjithashtu kërkoi mbrojtje të reja radarësh për Hawaii; më shumë mjete të inteligjencës dhe zbulimit; më shumë municione; më shumë trupa të Marinës, Forcave Ajrore dhe Detare në rajon; dhe më shumë trajnime dhe ushtrime me aleatë dhe partnerë, raporton abcnews.al

Ata partnerë përfshijnë anëtarë të Quad, një forum strategjik i SHBA-së, Japonisë, Indisë dhe Australisë.

Davidson të martën e quajti grupin si një “diamant i demokracive” në Indo-Paqësor.

Udhëheqësit e atyre katër vendeve do të takohen të premten . Davidson tha të martën se ai shpresonte se organizata mund të bënte diçka më të madhe.

Dëshmia e komandantit amerikan erdhi ndërsa udhëheqësi kinez Xi Jinping u bëri thirrje forcave të armatosura të kombit të tij që “të përqendrohen në gatishmërinë luftarake” ndërsa përcaktojnë qëllimet ushtarake për pesë vitet e ardhshme, sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. /abcnews


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu