Komandanti i NATO-s vjen në Shkup

Zëvendës sekretari shtetëror i Stejt Departamentit amerikan, Xhon Salivan, prej sot në tetë ditët e ardhshme, do të vizitojë në më shumë metropole, në mesin e të cilave javën e ardhshme do të qëndrojë edhe në Shkup.

Zëvendësi i shefit të diplomacisë amerikane në tetë ditët e ardhshme do të qëndrojë në Bratislavë, Vjenë, Sofje, Sarajevë, Shkup dhe Varshavë.

Salivan në Shkup do të arrijë më 18 dhjetor , si funksionar më i lartë i Stejt Departamentit i cili që nga viti 2001 vjen në vizitë zyrtare në Maqedoni. Në Shkup është planifikuar që Salivan të bisedojë për çështjet rajonale, por sipas paralajmërimit nga Stejt Departamenti edhe që t’i inkurajojë autoritetet e Maqedonisë që të vazhdojnë me reformat e vendit dhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës, nga qershori i këtij viti.

Gjatë vizitës së tij të shkurtër në destinacionet evropiane, zëvendës shefi amerikan i Stejt Departamentit, gjithashtu, do të ketë takime me personelin në ambasadat amerikane në secilën nga këto vende si dhe përfaqësues të bashkësisë së biznesit, alumne nga programet amerikane për këmbim dhe shoqëri qytetare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu