Komisioneri europian Breton: Kam besim se dimrin do ta kalojmë me rezerva gazi

Komisioneri evropian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, mëngjesin e sotëm si mysafir i Francinfo, ka thënë se është i bindur se do ta kalojmë dimrin me rezerva të gazit, transmeton InfoShqip.

“Ne do ta kalojmë dimrin, kam besim,” tha Thierry Breton për krizën energjetike që ka goditur Evropën. Për të shmangur një mungesë të mundshme të gazit, që zakonisht vjen në një pjesë të madhe nga Rusia, Komisioneri Evropian siguron se “për momentin po mbushim të gjitha rezervuarët”. Sipas tij, “vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kemi qenë në 61% mbushje, këtë vit jemi në 76%.

Lidhur me zjarret që kanë përfshirë Francën dhe Europën, ku që nga fillimi i vitit janë djegur 660 mijë hektarë bimësi. Breton njoftoi: “Ne do të dyfishojmë flotën e bombarduesve të ujit deri në vitin 2029” të mbrojtjes nga zjarri evropian. “Dy bombardues shtesë do të pozicionohen në Francë, dy të tjerë në Itali, dy në Greqi, dy në Spanjë dhe dy në Portugali”, shtoi ai.

Franca, pasi ka kërkuar ndihmë për të përballuar zjarret, përveç 12 bombarduesve të saj me ujë, ka edhe 6 bombardues shtesë me ujë, që është gjysma e flotës evropiane. “Gjysma e flotës evropiane është e pozicionuar në aeroportin Merignac, Bordeaux.”

Lidhur me financat publike, sipas Bretonit: “BE-ja do të duhet të kthehet në deficitin 3%”

E them qartë se do të duhet të kthehemi në deficitin prej 3 për qind”, tha Thierry Breton. Sipas INSEE, Franca kishte një deficit prej 6.4 për qind në vitin 2021. Nga ana tjetër, Komisioneri Evropian evokon mundësinë e një “remontimi të Paktit Evropian të Stabilitetit dhe Rritjes” dhe rregullit për borxhin e shteteve anëtare prej 60 për qind të normave: “Përsa i përket borxhit, do të shikojmë në këtë mënyrë modulare dhe pragmatike. Ne do të duhet të gjejmë rregulla që janë më të përputhshme me situatën aktuale”./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu