Komisioni Qendror ka konfirmuar 4 kandidatura për kryetar të LSDM-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot shqyrtoi kandidaturat e paraqitura për kryetar të LSDM-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake të 30 qershorit, përcjell TV21.

Në bazë të Statutit të LSDM-së si dhe në bazë të nenit 9 të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën për kandidim dhe zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi listën e vetme të kandidatëve të konfirmuar për kryetar të LSDM-së:

Venko Filipçe

Slavjanka Petrovska

Jovan Despotovski

Aleksandër Bajdevski

(Renditja është sipas kohës së paraqitjes së kandidaturave nga kandidatët)

Komisioni konstatoi se nuk mund të konfirmohet kandidatura e Zlatko Ristevskit nga Manastiri për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me Statut dhe Rregullore.

Lista me 4 kandidatë të përcaktuar në këtë mënyrë do të publikohet në ueb faqen e LSDM-së së bashku me programet e kandidatëve dhe do t’u dërgohet të gjitha Komisioneve Komunale Zgjedhore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu