Kompania famëkeqe EVN po tallet me dibranët, i gjithë qyteti mbi 20 orë pa rymë

Për të disatën herë, pa asnjë lajmërim paraprak, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike EVN po lë në terr të plotë pa rymë të gjithë rajonin e Dibrës, ku rasti i sotëm ka kaluar 20 orë dhe vazhdon të mos ketë rymë, shkruan InfoShqip.

Qytetarët dibranë janë të shqetësuar, shumë biznese po e vuajnë mungesën e rymës duke i’u shkaktuar edhe dëme te konsiderueshme materiale, ndërkohë nga EVN nuk pat asnjë lajmërim paraprak që diten e sotme do kishte ndërprerje të rymës elektrike.

Sipas EVN, u shprehen se ka një problem teknik duke mos e bërë të ditur se kur do përfundojë regullimi. Nga mungesa e rymës nuk vuan vetëm Dibra por edhe Komuna Qendër Zhupë dhe rajoni i Rekës.

Shumica e qytetarëve e cilësojnë EVN-në si një kompani famëkeqe dhe aspak korrekte, ndërprerjet e shpeshta të rymës pa paralajmërime si dhe shumë problematika tjera janë çështje që i prekin qytetarët e Dibrës por edhe më gjërë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu