Kompanitë e basteve e nxjerrin Van Dijkun si favorit për Topin e Artë

Pas Fabio Cannavaros në vitin 2006, Topin e Artë mund ta fitojë sërish një mbrojtës. Janë të bindura për këtë kompanitë e basteve që japin si favorit kryesor për trofeun më të rëndësishëm individual, gjigandin e mbrojtjes së Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

Holandezi kuotohet me koeficientin 1,7 për fitimin e Topit të Artë dhe lë pas 5-herë fituesin e këtij trofeu argjentinasin Lionel Messi që kuotohet më koeficient 2.2.

Në vendin e tretë bookmakers-at rendisin sulmuesin senegalez të Liverpoolit, Sadio Mane me koeficient 21 ndërsa në garë për trofeun është edhe Cristiano Ronaldo por ky i fundit ka pak shanse dhe kuotohet me koeficient 26.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu