Komuna e Gostivarit ndanë nga 1.500 denarë për çdo familje që ka fëmijë në klasë të parë

Këshilli komunal i Gostivarit kaloi Propozim VENDIM për mbështetje financiare të njëhershme për fаmiljet e nxënësve në klasën e parë për vitin shkollor 2022/2023 në territorin e komunës së Gostivarit me vlerë prej 1500 denarë për çdo nxënës.

“Me vendim të Këshillit të komunës do t’i përkrahë të gjitha familjet që kanë fëmijë që fillojnë në klasën e parë me një shumë prej 1.500 denarë, andaj shpresojmë që sadopak të kontribuojmë në uljen e shpenzimeve për përgatitjen për shkollë. Shpresojmë që kjo ndihmë të jetë e mirëpritur”, tha kryetari i Këshillit, Valbon Limani.

Ndihma do të ndahet në koordinim me shkollat publike të qytetit. Ndryshe, pro këtij vendimi votuan të gjithë këshilltarët e Gostivarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu