Komunikacioni pa pengesa në vendkalimet kufitare

Në vendkalimet kufitare sot janë të mundshme pritje prej rreth 20 minutave për hyrje dhe dalje nga vendi, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Sipas informatave të LAMM, intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur. Në të gjitha rrugët shtetërore komunikacioni zhvillohet pa ndalesa kryesisht nëpër rrugë të thata. Qarkorja e Shkupit, e cila u dëmtua nga stuhia, është lëshuar për komunikacion në të dy drejtimet, por ka pjesë të rrugës që janë dëmtuar dhe ku janë vendosur shenja të komunikacionit për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu