Komuniteti boshnjak distancohet nga deklaratat nacionaliste kundër shqiptarëve të deputetit të VMRO-së, Zeqir Ramçiloviq.

Pas qëndrimeve nacionaliste të deputetit boshnjak në rradhët e VMRO-së, Zeqir Ramçiloviq në emisionin e fundit të tv NOVA lidhur e zhvillimet e fundit politike në vend, e veçanërisht qasjes kritike ndaj platformës së partive politike shqiptare, kanë reaguar nga komuniteti boshnjak, njofton Almakos.

Bëhet fjalë për një grup të banorëve të komunës Petrovec, komunë kjo që banon edhe deputeti boshnjak Ramçiloviq, të cilët janë distancuar nga qëndrimet e deputetit, meqë sipas tyre ai nuk përfaqëson komunitetin boshnjak. Madje siç vijon reagimi i tyre, ky deputet nuk ka arritur të fiton në asnjë lagje të banuar me boshnjakë, poashtu edhe në fshatin ku jeton, Konjare e poshtme.

Në ndërkohë, këta banorë e thërrasin deputetin Ramçiloviq të deklarojë publikisht se çfarë mendimi ka për protestat e VMRO-së, ku brohoriteshin parrulla nacionaliste si ajo “Maqedoni e pastërt” ose thirrjet “dhoma gazi për shqiptarët”?!

Më poshtë ua përcjellim reagimin e plotë:

Të nderuar dëshirojmë të reagojmë publikisht për qëndrimet e Zeqir Ramçiloviq, deputetit të VMRO-DPMNE-së, në emisionin e fundit të tvNOVA.
Zeqir Ramçiloviq nuk e ka legjitimitetin e bashkësisë etnike boshnjake që të flet në emër të vet. VMRO-DPMNE ka humbur absolutisht në gjitha vendet që jetojnë boshnjakët. Zeqir Ramçiloviq nuk arriti të bind as fshatin e tij që të voton për VMRO-DPMNE-në, ku kanë humbur edhe në Konjaren e poshtme.
Tani që publikisht po i paraqet dhe përfaqëson tezat e VMRO-së, kërkojmë nga ai personalisht të prononcohet për protestat që këtyre ditëve po i organizojnë njerëz të afërt me atë parti, të na shpjegon çka mendon për parrullat fashiste që thirreshin nëpër rrugë, si ajo “Maqedoni e pastërt” ose thirrjet “dhoma gazi për shqiptarët”.

E pyesim publikisht Zeqir Ramçiloviqin, pse derisa ishte këshilltarë në komunën Petrovec nuk e solli gjuhën boshnjake si gjuhë zyrtare në këtë komunë? Ku ishin atëherë kolegët e tij dhe partnerët nga DPMNE-ja?

E thërrasim si fqinj të mos manipulon me komunitetin boshnjak, përfaqësues i së cilës nuk është. E thërrasim që mos të qëndron në anën e atyre që nxisin konflikte ndërmjet maqedonasve, boshnjakëve dhe shqiptarëve. Prej momentit që do të përfundon kjo mosmarrëveshje, ne duhet që të vazhdojmë të jetojmë dhe respektohemi, pavarrësisht gjuha jonë a është ajo maqedonase, shqipe, boshnjake ose ciladoqoftë tjetër.

Apelojmë deri te gjithë boshnjakët në Republikën e Maqedonisë, që me shumicë absolute kanë zgjedhur jetën, ta ndjekin me kokë të kthjellët zhvillimin e situatës, mos të manipulohen nga ata të cilët nuk ua kanë besuar votën e tyre.

Një grupë qytetarësh nga komuna e Petrovecit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu