Konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë? Rama konfirmon shtyrjen me gisht nga historia

Konferenca e parë për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të shtyhet. Kjo u la të kuptohej nga kryeministri Edi Rama në emisionin “Open”.

Ai përmendi përplasjet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, se qeveria e kësaj të fundit do që Bashkimi Europian t’i ndalojë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, derisa vendi kandidat të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë.

Pra, Rama “fajësoi” Maqedoninë e Veriut për shtyrjen e konferencës, dhe mosmarrëveshjen e saj historike me Bullgarinë.

Kujtojmë se konferenca e parë ndërqeveritare ishte parashikuar që të mbahej nën presidencën gjermane, por tashmë do të mbahet në presidencën e radhës të Bashkimit, në vitin 2021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu