Konferencë rajonle për përballje me tregtinë me njerëz përgjatë rutës së migrantëve

Ndjeshmëria e emigrantëve, si dhe shkaqet për tregtinë me njerëz lidhur me lëvizjet e emigrantëve, ishin tema bisedimi në Konferencën e sotme rajonale të titulluar “Avancimi i bashkëpunimit dhe qasja e përbashkët në përballjen me tregtinë me njerëz përgjatë Rutës ballkaniko-perëndimroe të emigrantëve”, organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, njofton MIA.

Sipas shefes së misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Soumalainen, tregtia me njerëz është dukuri me finesa tejkufitare dhe ndërkombëtare dhe vetëm në atë mënyrë mund t’i kundërvihet, përkatësisht me organizim të konferencave të këtilla.

“Në kalimin e shekullit kjo dukuri u bë e njohur si e keqe e madhe e cila u shtri nëpër mbarë botën. Më duket sikur tani sërish e ka ngritur kokën. E dini se zgjati dhe ende po zgjatë në atë valë të madhe të refugjatëve dhe emigrantëve në kontinent, kështu që ky problem po paraqitet më shpesh”, theksoi Soumalainen.

Theksoi se koordinimi i masave është me rëndësi të madhe dhe se mu për këtë arsye sot janë këtu koordinuesit nacional në mënyrë që të gjendet mënyrë e përbashkët për t’u ndihmuar, të mbrohen dhe të identifikohen viktimat, ndërkaq edhe të ndiqen kryesit.

Një valë e madhe refugjatësh është në rrjedhë, tha përfaqësuesja e posaçme dhe koordinuese e OSBE-së për luftë kundër tregtisë me njerëz, Madina Jarbusinova dhe theksoi se gjendja po komplikohet gjithnjë e më shumë.

Sipas Margareta Cederfelt, anëtare e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së nga Suedia dhe anëtare e Komitetit Ad Hok për migrim, detyrë e tyre si Asamble është t’i gjejnë shkaqet për shpërnguljen e viktimave potenciale të tregtisë me njerëz.

Koordinuesja nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrim ilegal nga Shkupi, Sanja Dimitrievska informoi se këtë vit në Maqedoni janë identifikuar katër viktima të tregtisë me njerëz, ndërsa 35 janë viktima potenciale.

Në konferencë pritet të mbështetet deklarata e përbashkët nga ana e koordinuesve nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Deklarata i prëfshin arritjet e deritanishme, ndërkaq vë theks edhe në sfidat e përhershme të përbashkëta dhe avancimin e mënyrave për bashkëpunim të ardhshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu