Konflikti Azerbajxhan-Armeni: Putin bën thirrje për armëpushim, derisa shënohen vrasje të civilëve

Presidenti rus Vladimir Putin, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftimeve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit rreth territorit të diskutueshëm të Nago-Karabakut, ku deri tani janë shënuar edhe disa civilë të vrarë.

Armenia thotë se ka rrëzuar dy helikopterë Azerbajxhanas dhe ka shkatërruar tre tanke në përleshjet midis dy vendeve.

Nagar-Karabah tha se 16 ushtarë të tij ishin vrarë dhe më shumë se 100 të plagosur në luftime – si dhe një numër civilësh.

Ministria e mbrojtjes e rajonit të shkëputur gjithashtu pretendoi se kishte shkatërruar katër helikopterë Azerbajxhanë, 15 dronë dhe 10 tanke gjatë përleshjeve herët të dielën.

Kremlini tha se Presidenti i Rusisë, Putin dhe Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan diskutuan situatën në një telefonatë të dielën.

Një deklaratë tha se biseda vuri në dukje se ishte e rëndësishme të mos lejohej përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe theksoi nevojën për të ndaluar të gjitha veprimet ushtarake.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov “po kryen kontakte intensive në mënyrë që të nxisë palët të pushojnë zjarrin dhe të fillojnë negociatat për të stabilizuar situatën”, tha një zëdhënëse e ministrisë.

Ndërkohë, zyra e prokurorisë së përgjithshme të Azerbajxhanit tha se pesë anëtarë të së njëjtës familje ishin vrarë nga bombardimet nga forcat e Armenisë – viktimat e para civile nga Baku.

Ministria e mbrojtjes së Armenisë tha se konflikti i fundit filloi me një sulm të Azerbajxhanit – ndërsa Azerbajxhani tha se pala armene sulmoi e para dhe se ata kishin filluar një kundërsulm.

Si Armenia ashtu edhe Nagarabagu shpallën ligjin ushtarak dhe mobilizimin ushtarak. Sidoqoftë, ushtria e Azerbajxhanit tha se nuk kishte nevojë që ata ta bënin këtë pasi janë të organizuar mjaft mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu