Konflikti me Turqinë, pas 18 avionëve luftarakë, Greqia blindohet me fregata të reja

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse do të jetë objektiv i Greqisë edhe për vitin që sapo ka filluar. Pas miratimit të projektligjit për blerjen e 18 avionëve luftarakë francezë “Rafale”, që konsiston edhe me programin më të madh të armatimit të vendit, që nga viti 2009, Athina nuk ka ndërmend që të ndalet.

Greqia tashmë do të forcojë flotën detare me fregata të reja. Në tavolinë janë diskutimet për marrëveshje me SHBA-në ose Francën për blerjen e fregatave të reja nga vendi fqinj.

Por përse po forcohet Greqia? Armatosja sigurisht që një sinjal është edhe për Turqinë, me të cilën në muajt e fundit të vitit të kaluar tensionet shkuan deri në prag lufte për shkak të kufirit detar. Por palët ranë dakord këtë fillim vit që të ulen në Ankara në datë 25 janar për të negociuar. Megjithatë Athina nuk ka plan të ndalet në forcimin e mbrojtjes ushtarake duke vijuar me shpenzimet në pandemi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu