Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka deklaruar se qeverisja e Kurtit do të rikthehet shpejt. Konjufca ka vazhduar me akuza kundrejt qeverisë aktuale, duke kritikuar ministrat e qeverisë Hoti, veprimet e të cilëve i quajti të neveritshme, transmeton Zeri.info
Sipas tij së shpejti do të vijë qeveria të cilën populli do ta përdor votën për ndëshkim kundrejt politikanëve të cilët ai i quajti hajna e të pangopshëm.
“Në këtë kohë kur qytetarët janë lënë nën mëshirën e fatit ne çdo aspekt, është me rendësi që të mos e humbim vullnetin dhe shpresën. Momenti po vjen shumë shpejt kur populli do ta përdor votën për ndëshkim. Dhe do t’i japin fund politikanëve hajna e të pangopshëm njëherë e përgjithmonë”, potencoi ai.
Postimi i tij i plotë: