Konsumimi i alkoolit para shtatzënisë së parë rrit rrezikun për kancer të gjirit

Është ditur prej kohësh se konsumimi pamasë i verës mund t’i shkaktojë më shumë dëme shëndetit sesa të mira. Një studim i fundit, i kryer nga Këshilli i Kancerit Viktoria, është ndaluar tek lidhja midis konsumimit të alkoolit dhe kancerit në gji tek femrat, shkruan shendeti.com.al.

Ky studim arriti në përfundimin se femrat që konsumojnë alkool para shtatzënisë së parë janë 35% më të rrezikuara të preken nga kanceri i gjirit.

Në studim u përfshinë më shumë se 13 mijë femra, të cilat u vëzhguan nga mosha 15 vjeç deri në shtatzëninë e parë. Ata që kishin pirë alkool gjatë adoleshencës dhe në vitet e para të rinisë ishin më të rrezikuara të prekeshin nga kanceri i gjirit.

Ndërsa pas shtatzënisë së parë, rreziku është i njëjtë si për ato femra që pinë alkool ashtu edhe ato që nuk pinë.

Hulumtuesit shkencorë thonë gjithashtu se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të çojë në zhvillimin e kancerit të gojës, fytit, ezofagut, stomakut, zorrës, mëlçisë dhe gjirit tek femrat.

“Konsumimi i alkoolit në adoleshencë dhe para shtatzënisë së parë mund të ketë një ndikim të madh në zhvillimin e kancerit të gjirit krahasuar me konsumimin e tij në moshë më të vjetër”, u shpreh prof. Dallas English për revistën “Herald Sun”.

“Kanceri i gjirit është një nga llojet më të përhapur, prandaj mos konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës dhe në të 20-ata është një mundësi për të ulur këtë rrezik”.

Prof. Enlish thotë se duhet të bëhen më shumë studime në lidhje me këtë çështje, megjithatë femrat duhet të limitojnë konsumimin e alkoolit para shtatzënisë së parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu