Korridori 8, Mickoski insiston se do paguajmë gjoba. Kovaçevski dhe Boçvarski e vazhdojnë ta demantojnë

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoksi, pothuajse në cdo paraqitje të tij shpreh revoltë ndaj projektit të Kooridirit 8. Ai sërish thotë se deri më 6 maj shteti duhet t’i paguaj Behtel dhe Enka gjobë për shkak se ende nuk është miratuar ligji sipas të cilit vendosen 60 orë punë në javë. Ai dje tha se i janë transferuar 117 milionë euro ndërmarrjes publike Rrugë shtetërore për punët përgatitëse për korridorin 8 dhe 10D.

“Pjesa e dytë janë gjobat që duhet paguar për shkak se nuk është ndryshuar ligji për marrëdhëniet pune në afat prej 45 ditëve që nga nënshkrimi i marrëveshjes. Ky afat skadoi më 22 prill. Kjo shumë që duhet të paguhet është minimum 53 milionë euro. Nëse më pyesni se kur duhet të paguhen, afati është dy javë pasi kalojnë 45 ditët e parapara për ta ndryshuar ligjin për marrëdhëniet pune dhe të propozohen 40 ose 60 orë punë në javë. Afati për këtë skadon më 6 maj.”– deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nuk është e saktë se kemi obligim që të ndryshojmë ligje thonë nga Qeveria. Kryeministri Kovaçevski disa herë deri më tani shpjegoi se nuk do të paguhen gjoba, ndërsa të njëjtën gjë e tha edhe ministri për transport dhe lidhje, Bllagoj Boçvarski në intervistë për agjencinë shtetërore MIA.

“Marrëveshja nuk përmban pika penale. Nëse shteti nuk i ndryshon ligjet, nëse nuk miratohen ligjet në Kuvend, ne vazhdojmë me punë sipas legjislacionit aktual. Me rëndësi të jashtëzakonshme është që qytetarët ta dinë këtë. Nëse mbetemi me këto ligje, vazhdojmë me punë. Nuk është e saktë se shteti është i detyruar që të ndryshojë ligje. Shteti, përkatësisht Qeveria, Kuvendi dhe të gjitha institucionet e tjera mund të vazhdojnë me realizimin e Marrëveshjes sipas ligjeve aktuale.”– Bllagoj Boçvarski, Ministër Për Transport dhe Lidhje.

Boçvarski shtoi se kërkohet ndryshim i ligjit për marrëdhëniet pune që ndërtimi i korridorit 8 dhe 10D të zhvillohet më shpejtë dhe me kosto më të ulët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu