Kosova bëhet me dronë “Bayraktar”: Kurti i prezantoi, oficerët e FSK-së u trajnuan, çfarë duhet të dini?

Tashmë edhe zyrtarisht Kosova posedon dronë “Bayraktar TB-2”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar të dielën fotografi të dronëve. Çështja e blerjes së dronëve kishte nxitur reagime kundërshtuese nga Serbia. Çka dihet?

Kryeministri, Albin Kurti, ka njoftuar për dronë të cilët Qeveria e Kosovës i ka blerë nga Turqia.

Kurti ka thënë se për përdorimin e dronëtve janë trajnuar edhe oficerë të FSK-së.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.” – ka shkruar Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu