“Kosova është më e fortë me miqtë në krah të saj”, thotë presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka organizuar një pritje për fund vit, ku të ftuar ishin ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier si dhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott, por edhe figura të tjera të rëndësishme.

Presidentja Osmani ndër të tjera ka thënë se Kosova është më e fortë me miqtë në krah të saj. Në këtë takim ajo ka falënderuar të gjithë aletatët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës.

“Këtë javë, në pritjen e fundvitit me trupin diplomatik, kujtova ndikimin pozitiv që kanë pasur partneritetet tona me aleatët në Kosovë dhe për qytetarët tanë dhe falënderova komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e vazhdueshme”, shkroi ajo në Twitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu