Kosova godet Serbinë me rezulotë mbi Srebrenicën

Asambleja e Kosovës miratoi të mërkurën një rezolutë që dënon gjenocidin e korrikut 1995 në Srebrenica.

89 deputetë votuan për miratimin e rezolutës, askush nuk ishte kundër ose abstenoi.

Më herët, përfaqësuesit e Listës Serbe u larguan nga seanca, raporton Tanjug, duke iu referuar mediave nga Kosova.

Në prag të 26-vjetorit të gjenocidit të kryer kundër boshnjakëve në Srebrenica, anëtarët e Kuvendit të Kosovës, me sugjerim të komunitetit boshnjak që jeton në Kosovë, votuan rezolutën.

Rezoluta ndalon mohimin e gjenocidit të kryer në Srebrenica dhe është një akt solidariteti me vuajtjet e boshnjakëve nga Bosnja.

Pllakë përkujtimore për viktimat e gjenocidit

Pas miratimit të rezolutës, Kosova u bashkua me shumë vende demokratike dhe institucione ndërkombëtare që dënuan gjenocidin e kryer në Srebrenica dhe treguan solidaritet në dënimin e krimit.

Ka filluar puna gjithashtu për ndërtimin e një pllake përkujtimore për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në Vitomirica, afër Pejës, ku jeton popullata boshnjake.

Projekti u financua nga deputetja boshnjake Duda Balje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu