Kosova me Bayraktar, Vuçiç: Duhet kujdes me Turqinë

Presidenti serb Vuçiç nuk është ndjerë mirë që Kosova mund të marrë dronë turq Bayraktar. Pasi ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, ka thënë se Kosova po punon për blerjen e dronëve të tillë, Vuçiç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, tha se marrëdhëniet me Turqinë do t’i shikojë me një masë të kujdesshme, pasi që po “armatos Prishtinën”.

“Më mirë të flasësh një mijë ditë sesa të shkosh në luftë një ditë”, tha presidenti i Serbisë, duke shtuar se ushtria serbe është dhjetë deri në pesëmbëdhjetë herë më e fortë se dhjetë vjet më parë.

“Sigurisht që na duhet një ushtri e fortë, përndryshe do të na gëlltitnin si macja miun”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu