Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i mbushur folklor mitologjik e terma biblik për festën e Vidovdan ndau medalje për qytetarët e merituar serb. Vucic gjatë ceremonisë ekzaltoi heronjtë e shenjtorët serbë të 1389’s në një adresim që siç tha edhe vet me mburrje se më nuk turpërohen nga historia e tyre.
Vidovdan dita ku shënohet beteja e Kosovës e shekullin e 14’të që është shfrytëzuar si mit themeltar në historiografinë serbe me synime të zgjerimit të territorit në shpërthimin e luftërave ballkanike dh krijimit të shteteve nacionaliste për të ndërlidhur pushtetin e ri të tyre me siç e paraqesin lavdinë e mbretërive serbe mesjetare dhe shtrirjes së tyre territoriale.
Kjo qasje fashiste u rishfaq në kohën e Slobodan Milosevicit pas një ndërprerje në kohën e Jugoslavisë komuniste. Milosevic mbahet mëndi mirë për vrullin ultra nacionalist që i dha karrierës dhe kahut politik të Serbisë nisi pikërisht në Fushë Kosovë dhe Gazimestan në të nëntëdhjetat e shekullit të kaluar. Luftërat e reja Ballkanike nuk vonuan pas kësaj.
Tani Vucic po shton tensionin me këtë retorikë përsëri. Me të njëjtat taktika. Më nuk turpërohemi nga historia jonë tha sot ai. Gjuha biblike nuk mungoi nga Vucic sot, sipas tij ‘Kosova qenka kulla e rojës’ nga ku vështrohet gjithë historia serbe.
“Nga kulla vrojtuese po vëzhgohet e gjithë historia jonë, nga Kosova e deri sot. Po e vëzhgojnë Shën Sava e Shën Lazari” tha Vucic. “Pasqyra e realitetit tonë dhe idealet që i synojmë bashkohen në një vend. Kosova është pika qendrore dhe gjithsesi një prej pyetjeve kryesore. Gjithçka përbën historinë tonë, matet me Vidovdanin. Për këtë arsye historia jonë është madhërishme. Vladika Nikolaj thoshte se ishte pikërisht Kosova që e bëri të madh popullin tonë” tha Vucic.
Një fjali ishte tipike nga Vucic e që shpalos këtë retorikë të rilindjes së krenarisë kombëtare serbe’ e shfrytëzuar në të nëntëdhjetat nga Milosevic për të instaluar mentalitetin e shtetrrethimit e viktimizimit të serbëve nga pushteti komunist jugosllav dhe tani të njëjtën po e bën Vucic, këtë herë janë ‘agresorët e NATO’s’ nga perëndimi.
“Ne përparuam kulturën e përmendoreve, ne ndërtuam identitetin tonë. Rinovuam tempullin e SHën Savës në Vracar, që në një farë forme është kullë vrojtuese religjioze. Vendosëm shtatoret e Stefan Nemanja dhe Petar I dhe Gavrilo Princip, me të cilin më nuk turpërohemi, dhe despotit Stefan” tha Vucic. Më nuk turpërohemi nga Princip është tipike për këtë retorikë. Me Gavrilo Princip dhe ata që e shtynë dhe e lejuan të kryej atentatin dhe vrasjen e Arkidukës Franz Ferdinand të Austro-Hungarisë dhe gruas së tij ka mjaft për t’u turpëruar në Serbi. Ai akt ishte ku nisi Lufta e Parë Botërore, me miliona viktima.
Gavrilo Princip një patriot serb nga Bosnja e Hercegovina që qeverisej nga Austro-Hungaria asokohe sot shihet si një terrorist apo një kamikaz. Ai vuante nga sëmundje vdekjeprurëse dhe e dinte. Ai i shtyrë nga qarqe ultra nacionaliste serbe që e keqpërdorën atë dhe patriotizmin e tij duke e nxitur të kryente atentatin. Pushteti serb e kishte ditur mirë se ai ishte nisur ta vriste Arkidukën në Sarajevë, nuk e kishte ndalur madje anash edhe e kishin financuar, vet kryeministri serb i kohës Nikola Pasic e kishte ditur se po planifikohej një atentat.
Sot nuk turpërohet më nga Gavrilo Principin më presidenti serb Vucic, në televizionin publik serb prodhohet e transmetohet seria televizive ‘Familja’. Bëhet fjalë për familjen e Milosevic dhe ditët e tij të fundit në pushtet ku paraqitet kasapi i Ballkanit si një familjar i mirë normal, e pushtetarët që e dorëzuan në Hagë si të paskrupullt e të etur për pushtet.
Këtë vit kur po insistohet në Serbi se nuk kishte gjenocid në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës në luftën e fund shekullit e që Gavrilo Principi me shokët donin t’ia rrëmbenin Austro-Hungarisë në fillim të shekullit Vucic gjeti një arsyetim që e lëshoi. ‘Pushteti serb i të nëntëdhjetave bëri gabim se nuk e kishte kuptuar se nuk duhej të niste luftë me NATO-n, por nga ana tjetër çfarë mundësie tjetër kishin ata?” kishte pyetur presidenti serb.
Kjo shtirje se nuk kishte zgjidhje në të nëntëdhjetat e ky mohim i historisë sot e atëherë në Serbi vazhdon dhe nuk do t’i sjell aspak dobi askujt.
Çka ka të bëjë një betejë mesjetare e dyshimtë e 1389’s e me më pak të dhëna me situatën në Kosovë sot. Asgjë. Një betejë që ka më pak të dhëna se betejat e fushatat shekuj më parë se kjo. Ishte një përballje e Otomanëve dhe vasalëve të tyre ballkanas kundër Hungarezëve dhe vasalëve të tyre ballkanas. Më e shumta që mund të përshkruhet: Një inkursion veror i trupave hungareze, e rëndomtë në fushatat luftarake mesjetare.
Asnjëherë se përmendin serbët se i biri i Lazarit martir e shenjtor serb (që nuk i merrte as erë titullit Car siç i thonë), Stefani ishte aleat besnik dhe mik i Sulltanit Bajezit Rrufesë për të cilin luftoi deri në fund në një tjetër betejë fort të rëndësishme ne Ankara më 1403 kundër mongolëve të Tamerlanit. Beteja e humb, sulltani ra rob e u poshtërua i lidhur në kafaz si shtazë, gruan serbe Helenën ja endin si shërbëtore lakuriq në oborr. Stefani Lazarevici dhe kalorësit serb ishin të fundit që u tërhoqën nga fusha dhe treguan trimëri të madhe sipas kronikave.
Ishte aleanca me Bajezitin që e rindërtoi me dinasti të re Serbinë mesjetare të shkatërruar nga luftërat civile, me aleancë martesore madje. Helena serbe shkoi në haremin e Bajezitit. Tash Beteja e Kosovës e 1389’s qenka e rëndësishme?
Ky debat i nxitur përsëri nga Vucic për përfitime politike e për të nxitur tensione pas debatit të ashpër me kryeministrin Kurti në Bruksel e në pritje të takimit në korrik do të jetë si duket strategjia e re e paralajmëruar nga ai në fjalimin për dialogun në kuvendin serb.
Këtë verë do të jetë një edhe raund i paralajmëruar i liderëve ballkanas kryeneç përsëri, Kurtit dhe Vucicit. Në fushë reale kjo e jo në mite, në Bruksel. Si kryejnë punë asnjërit këto llafe ballkanase. Patën provuar serbët me atë sloganin patetik ‘Kosova është zemra e Serbisë’ në të nëntëdhjetat me diplomatë perëndimor. Përgjigja që morën “lërini këto bajga tash e të flasim për punë’– tha Vucic.









