Kosova ofron kapacitetet e FSK-së për tejkalimin e tragjedisë në Tetovë

Pas tragj  edisë në Tetovë, Kosova ka ofruar gjitha kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i mbështetur në menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj situate. Kështu ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, i cili është shprehur se me shpirt e mendje janë me Tetovën.

“Me dhembje të madhe, shpirt e mendje me Tetovën! Ministres së Mbrojtjes, Radmila Shekerinska – Jankovska dhe kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit, përveç ngushëllimeve më të thella, i kam ofruar të gjitha kapacitetet tona në mbështetje të Shtabit Emergjent, për menaxhimin dhe tejkalimin e tra gjedisë në spitalin modular të Tetovës. Familje të viktim ave dhe të lënduarve, në këto momente shumë të rënda, jemi me Ju!”, ka shkruar Mehaj.

Mbrëmjen e së mërkurës në spitalin modular në Tetovë shpë rtheu zj arri e i cili ishte fatal. Nga kjo humbën jetën dhjetëra persona dhe disa të tjerë u lënduan.

Prokuroria ka dhënë detaje duke thënë disa nga vikti mat në Tetovë kanë pësuar dje gie të mëdha, derisa është vështirë të identifikohen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu