Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyong ka thënë se ndihet keq për faktin që kosovarët ende nuk po e gëzojnë liberalizimin e vizave.
“Nuk ndihem shumë rehat sepse kam ardhë nga një vend që ende kishte ndalesë udhëtimi kështu që deri më 23 vjec nuk mund të udhëtoja në Evropë. E kuptoj këtë frustrim shumë mirë. Nga këndvështrimi i BE, gjendja është kështu: KE ka vendosur më 2018 se Kosova ka përmbusur kriteret dhe duhet marrë liberalizimin e vizave“, tha ai.
“Më shumë se 90 për qind e kosovarëve janë pro evropianëve. Por kështu është puna. Këshilli duhet të vendosë“- tha ai.









