Presidenti i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të lansojnë një platformë si “Ballkani i Hapur“, dhe pastaj të përfshijnë vende të tjera, transmeton InfoShqip.
“Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar shumë marrëveshje, disa janë të zbatueshme, disa nuk zbatohen, për shkak të mosgatishmërisë së qeverive për të ratifikuar disa marrëveshje të tjera dhe për të hequr barrierat e dyfishta.
Kosova dhe Shqipëria mund të jenë “Ballkani i Hapur” më vete, dhe të krijojnë kushte që vendet e tjera të bashkohen, sepse Kosova dhe Shqipëria kanë infrastrukturën më të zhvilluar në Ballkan. Ka pasur shumë marrëveshje dhe takime në të kaluarën, pa rezultate. Unë besoj se e ardhmja e institucioneve të dy vendeve është heqja e të gjitha pengesave që lidhen me bashkëpunimin ekonomik” – tha Shahini./InfoShqip.com









