Kosovari Abdullah Hoti, zyrtarisht shqiptar

Njëzetë e dy shtetas të huaj u betuan për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht edhe nënshtetësinë shqiptare.

Veçoi mes tyre deputeti Avdullah Hoti, ish-kryeministër deri pak kohë më parë. Kryebashkiaku Veliaj e komentoi kështu këtë zhvillim:

“Një pjesë e madhe e vëllezërve dhe motrave që bashkohen sot me shtetësinë e re, janë nga Kosova dhe kanë shumë të freskët plagën dhe gjithë tragjedinë e luftës.

Rëndësia për të pasur qytete progresive, qytete me mendje të hapur, qytete ku ne gjejmë arsyet që na bashkojnë, jo të shikojmë dallimet që kemi me njëri-tjetrin, janë qytetet e të ardhmes.

Ndaj, më vjen mirë që sot, 22 shtetas të rinj i bashkohen qytetit tonë, shtetit tonë, edhe misionit tonë për një Shqipëri që bën progres, edhe për një vend që modernizohet dita ditës”, theksoi kreu i Bashkisë.

Të tjerë që morrën shtetësinë shqiptare qenë nga Kosova, SHBA-të, Egjipti, Turqia dhe Siria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu