Kosovë: Flitet për shtyrjen e zgjedhjeve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

I pyetur në konferencë, Vitia thotë se një vendim i tillë mund të merret me propozim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe ekspertëve të tjerë.

Natyrisht ashtu siç kam thënë edhe më herët, ky është një vendim që do të merret nga rekomandimet e IKSHPK-së dhe çdo rekomandim i tyre do të diskutohet dhe respektohet”, tha Vitia.

Para pak ditësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e bëri publik, siç tha ai, mendimin e tij personal, që zgjedhjet duhet të shtyhen. Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar që të mos shtyhen zgjedhjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu