Kosovë, ministri i Brendshëm Sveçla priti në takim homologun nga Shqipëria, Bledi Çuçi

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes dy ministrive, me theks të veçantë për thellimin e bashkëpunimit policorë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), të dy ministrat vlerësuan lartë bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi ynë, përveç raporteve miqësore, vë theksin e koordinimit dhe bashkëpunimit në luftimin e krimit ndërkufitarë, trafikimit, krimit të organizuar e migrimit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi zbatueshmërinë e marrëveshjeve që janë nënshkruar deri më tani si dhe për marrëveshjet që pritet të nënshkruhen ditëve në vijim.

Të dy ministrat u shprehën të gatshëm që të mbështesin njëri tjetrin në iniciativa që kanë për qëllim krijimin e një ambienti sa më të qetë dhe të sigurt për qytetarët e dy vendeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu