Kovaçevski dhe Vuçiq “kapen” duke folur për rrymën: Si do ta përballojmë?

Në kuadër të panairit “Wine Vision of the Open Balkans”, kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë “kapur” nga kamerat e televizionit serb N1 duke shprehur shqetësimin për çmimin e energjisë elektrike në një bisedë joformale.

Vuçiq i thotë Kovaçevskit:

Dimitar, si do ta përballojmë faturën e energjisë elektrike?

Dhe Kovaçevski i përgjigjet serbisht:

– Epo, kjo do të jetë më e vështira.

Vuçiq shton se për këtë do të bisedohet nesër.

Kovaçevski në bisedë ka treguar se Qeveria e Maqedonisë dje ka bërë një transferim prej 50 milionë euro për rrymë, ndërsa tani janë duke përgatitur një tjetër transfertë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu