Kovaçevski ka frikë se mos i bie qeveria, ndaj hesht për Xhaferin

Xhaferi i poshtëroi punonjësit në Kuvend, shteti i rrezikon sigurinë, kurse Kovaçevski hesht që të mos i bjerë qeveria. Talat Xhaferi ka bërë dy skandale të rënda në një periudhë disaditore“, tha Dragan Kovacki, deputet nga VMRO-DPMNE, transmeton InfoShqip.

Ai theksoi se Xhaferi fillimisht është kapur drejtpërdrejt në kanalin parlamentar duke kërcënuar, sharë ndaj punonjësve të Kuvendit, dhe së dyti ka tentuar të fshehë se ka takuar një përfaqësues çeçen dhe një ish-deputet të Dumës ruse, pa e informuar opinionin.

“Talat Xhaferi duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e tij të egër në Parlament. Kovaçevski nuk duhet të heshtë ndaj këtij primitivizmi vetëm pse dëshiron të qëndrojë në pushtet. Relativizimi i qëndrimit të Xhaferit në Kuvend krijon precedentë të rrezikshëm që dërgojnë mesazhin se sistemi nuk kujdeset për punëtorët dhe njerëzit në përgjithësi, për integritetin dhe nderin e tyre“, tha Kovacki.

“VMRO-DPMNE edhe një herë i bën thirrje Kovaçevskit që të inkurajohet dhe të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Me shpërndarjen e Kuvendit nuk do të ketë asnjë poshtërim që ai tash e lejon për të qëndruar në pushtet“, tha Kovacki./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu