Kovaçevski: Kjo nuk është punë fati, kemi plan, prodhimi i energjisë elektrike në EMV do të rritet për 25%

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se një prej shkaqeve kryesore për vizitën e tij në Panairin e Verës në Beograd ka qenë edhe diskutimi për të siguruar energji elektrike gjatë dimrit.

Shumë na dëshiruan fat dhe sukses, para kësaj ngjarjeje, para atyre mbledhjeve, por fati ka shumë pak të bëj me këtë proces”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski tha se vendi ka marrë të gjitha masat, që fillimisht të tentojnë që me resurset e brendshme të sigurohet prodhim i mjaftueshëm i energjisë elektrike.

“Planin për prodhim të EMV-së këtë vit do ta rrisim për 25 për qind, dhe realizimin e planit do ta ndjekim çdo ditë. Do ta ndjekim realizimin e detyrave që iu kanë dhënë EMV-së, dhe atë me fillimin e punës të bllokut të 3 të TEC Manastir, fillimin e punës së furrës së dytë TEC Negotinë, punën e hidrocentraleve, dhe më e rëndësishmja, shfrytëzimi i potencialit të plotë të centralit me gaz TE-TO”, tha mes tjerash Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu