Kovaçevski: Kujdesemi për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe ekonominë e vendit

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski pati takim me ambasadorin e Norvegjisë në vend, Jon Eugen Gelstad, me të cilin bisedoi për avancimin e bashkëpunimit me Norvegjinë në fushën e ekonomisë, gjyqësorit dhe mbrojtjes si vende partnere të NATO-s.

Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, në takim u konkludua se bota dhe Evropa përballen me sfida të mëdha në fushën e energjisë dhe ushqimit, për shkak të luftës në Ukrainë.

Në takim u shpreh mbështetja për ecurinë e vendit tonë në procesin e integrimit evropian, si një çështje me rëndësi gjeostrategjike për rajonin dhe Evropën.

Kryeministri Kovaçevski tha se ai dhe Qeveria janë plotësisht të përkushtuar për të mbështetur standardin e jetesës së qytetarëve në vend dhe zhvillimin e ekonomisë, se vendi është i përkushtuar për të nxitur marrëdhëniet e mira fqinjësore vetëm në bazë të parimeve dhe vlerave evropiane si dhe linja e politikës së Maqedonisë është në të njejtën linjë të politikave të NATO-s dhe BE-së”, njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu