Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është në nivel më të lartë se Kosova dhe BeH! Meritojmë që të parët të hyjmë në BE në vitin 2030

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konsideron se vendi ynë aktualisht është lider në integrimet europiane, shkruan TV21. Kovaçevski tha se shpreson që të kalojnë ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që vendi të vazhdojë të mbajë këtë pozicion, në të kundërtën, sipas tij, RMV-ja do të mbetet me grupin e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, që Kovaçevski i vlerëson si shtete nën nivelin e Maqedonisë së Veriut.

“Shpresoj që RMV-ja do ta mbajë pozitën udhëheqëse në pjesën e integrimeve europiane në rajon dhe që nuk do të ndodhë ajo të cilën nuk e dëshiroj, e kjo është që vendet tjera të shkojnë para nesh, ndërsa ne të mbetemi në grupin e Kosovës dhe BeH, me gjithë respektin për shtetet, por vlerësoj që ne si shtet sipas gjitha performancave jemi në nivel më të lartë dhe meritojmë të jemi vendi i parë që do të hyjë në vitin 2030 në BE”, theksoi mes tjerash Kovaçevski./tv21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu