Kovaçevski: Mickoski po nxit konflikt ndëretnik

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale ka ashpërsuar edhe më tej retorikën politike gjhatë fushatës për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Ish-kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar maqedonasit se fitorja e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e 8 Majit do të thotë mbyllje e perspektivës europiane për Maqedoninë e Veriut.

“Kthimi i regjimit do t`i mbyllë BE-perspektivat, mediat e lira, do t’i japë fund gjyqësorit të pavarur dhe shtetit demokratik ku sot secili mund të shprehet lirshëm.”

Ndërsa mori pjesë në një takim elektoral në Gostivar, ai akuzoi gjithashtu Mickoskin se po përdor një retorikë që rrezikon të nxisë tensione ndëretnike.

“Qytetarët të mos bien pre e provokimeve të këtilla. S`kemi shtet tjetër. Fëmijët tanë meritojnë të ardhme në vendet e tyre.”

Por kreu i opozitës edhe nga Vinica ku vijoi fushatën e tij elektorale vijoi ta përqendrojë fjalimin e tij në akuzat ndaj faktorit shqiptar.

“A është evropiane kur Ali Ahmeti në sheshin e Shkupit brohoriti UÇK, UÇK? A i ngjan kjo Frontit Evropian të BDI-së dhe LSDM-së?”

Fushata për zgjedhjet parlamentare ka hyrë në gjysmën e dytë, kurse partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 8 Majit kanë edhe 10 ditë kohë për të shpalosur platformat e tyre para qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu