Kovaçevski: Të punësuar në agjenci nën Kuvendin marrin paga më të larta se ministrat, kjo është e padrejtë

Në konferencën për shty të mbajtur ditën e sotme, Dimitar Kovaçevski tha se është keqkuptuar deklarata e tij për ulje të pagave që janë mbi mesatarën, përcjell TV21. Kovaçevski tha se deklaratat kanë të bëjnë për disa institucione dhe se konkretisht bëhet fjalë për rekomandime mirëmbajtje të qëndrueshmërisë makroekonomike.

“Ju them se ka agjenci që janë nën Kuvendin, ku i punësuar me nivel të ulët në hierarki ka pagë më të madhe se ministër në Qeveri, krahasoni përgjegjësinë e tij dhe përgjegjësinë e një ministri që administron në kohë krize. Mendoj se kjo është joadekuate dhe për këtë kemi nevojë për ligj për paga që do të bëjë strukturë dhe konsistencë në pjesën e pagave”, tha mes tjerash Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu