Kovaçevski: Unë nuk jam zëdhënës i Talat Xhaferit

“Ju po ikni nga pyetja, jo unë nga përgjigja, sepse në vend që t’ia bëni pyetjen kryetarit të Kuvendit, ju po më bëni mua, e unë nuk jam zëdhënës i tij”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit opozitar, Dragan Kovacki.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së i bëri thirrje kryeministrit që ta dënojë sjelljen e Talat Xhaferit ndaj shërbimeve parlamentare, sepse në një konferencë për media ai kishte pranuar para gazetarëve se zëri i tij ishte në incizim televiziv nga 11 maji dhe nuk kishte dyshime për autenticiteti i regjistrimit.

Ai pyeti edhe pse bashkëpartiaku i tij nga LSDM Panço Minov nuk e cakton seancën e Komisionit për Rregullore dhe Çështje Mandat-Imuniteti pas raportit të VMRO-DPMNE-së para dy javësh për sjelljen e Xhaferit.

“Nëse nuk i kërkoni Minovit të mbajë seancë dhe Talat Xhaferit të japë dorëheqjen, do të tregoni se Kodi i Etikës ka vdekur dhe nuk vlen më”, tha Kovacki në seancën kushtuar pyetjeve parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu