KQZ tregon me çfarë dokumentash mund të votoni në zgjedhjet e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një njoftimi të drejtuar për media ka njoftuar votuesit se çka duhet të kenë me vete në ditën e zgjedhjeve. Sipas këtij njoftimi, në datën e zgjedhjeve votuesit duhet të kenë më vetë një nga këto dokumente:

Letërnjoftim i vlefshëm

Pasaportë e vlefshme

Dokument i vlefshëm i udhëtimit

Leje e vozitjes e vlefshme

“Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.”, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu