KQZ vendos për rinumërim në Kosovë, ja në sa vendvotime do numërohen sërish votat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e 303 vendvotimeve. Ky vendim i KQZ-së vjen pas rekomandimit të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

Koordinatori i QNR-së Burim Ahmetaj, ka treguar për parregullsitë gjatë procesit të numërimit.

“Në QNR një numër i rezultateve nuk ka mundur të procedohet siç ishte ndërrimi i shiritave apo edhe mospërputhjet me faqe. Në i kemi dërguar në karantinë dhe i kemi bashkangjitur raportet. Ky raport thotë se duhet patjetër te nunërohet. Në disa vendvotime mungon përputhja me fletëvotime”, tha Ahmetaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu