Krahasoni, mendoni dhe vlerësoni

E shkuara dhe tashmja e BDI-së dallojnë ,ndërsa misioni mbetet i njëjtë . Ai që bart këtë peshë të madhe është lideri Ali Ahmeti, vizioni i tij, përpjekjet për ta transformuar partinë në kohën e duhur, momentin e duhur dhe kjo kërkon ta mbash me vete edhe peshoren e madhe midis brezash politikanësh që kanë ikur dhe ata që janë. Ata që puna e tyre dihet për faktin se nuk janë më dhe politika shpesh i tretë disa individë, karshi të tjerëve më të aftë që ndonëse veprojnë në kohë tjetër por sërish është aftësia e tyre për të drejtuar institucione dhe të kenë peshën e tyre në vendimmarrje.

Këtu është dallimi që nuk përpihet dhe herë pas here shfaqen konfliktet e brendshme shpesh të panevojshme sepse si në jetë poashtu edhe në politikë ka kohë që ikë dhe një tjetër që vjen për dikë tjetër.

Brezi i ri i politikanëve janë të një niveli tjetër , janë figura të paktën jo të konsumuara ,që mbështesin vizionin e liderit të tyre të pakontestueshëm që ka ditur gjithnjë të bëjë përzgjedhjen duke u dhënë funksioneve njerëz dhe jo njerëzve funksione.

Edhe të parët por edhe të dytët kanë kaluar në sitën e liderit që nuk ka gabuar kurrë me përzgjedhjen, përndryshe nuk do ishte fitues i pakontestueshëm në secilin cikël zgjedhorë.
Janë të shkolluar ndryshe, pa ideologji, pa njolla ,dhe me vizion të qartë për punën dhe veprimin e tyre politik.KJo është garnitura e politikanëve të rinj që drejtojnë me aq sukses në punën që u kërkohet.

BDI së fundmi ka një lloj tundimi midis ish funksionarëve dhe atyre aktualë në një betejë për të pushtuar më shumë postet se sa vlerat.Këto të fundit anojnë më shumë në peshoren e funksionarëve aktualë të cilët akoma nuk kanë harxhuar kartën e kredibilitetit të tyre dhe janë anketat ato që bëhen nga institucione relevante që e dëshmojnë punën dhe aktivitetin e tyre politik .

Rezultatet nga sondazhi i fundit i Institutit Republikan Amerikan (IRI) thonë se ministrat nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) kanë performancë të jashtëzakonshme në punën që po bëjnë në këtë përbërje qeveritare.

Si brezi i vjetër poashtu edhe ai i ri kanë një korigjues të tyre sic është Ali Ahmeti.
E shkuara politike dihet .Shumë protagonistë të politikës e humbin të drejtën për të qenë pjesë e saj , për shkak se ata ishin dhe pyetjen e vetme që duhet drejtuar vetes është se përse nuk janë më dhe rikthimi i tyre sado që të jetë një përpjekje e skajshme e tyre është thuajse e pamundur sepse nuk është se këtu nuk i do kush në parti, por sepse kanë hmbur mbështetjen në elektorat.

Derisa për BDI-në aktuale dhe të së ardhmes njëkohësisht e dëshmojnë anketat prestigjioze për fushëveprimin e tyre politik dhe performancën e jashtëzakonshme të tyre, mbështetjen e vizionit të Ali Ahmetit, në rrugen e BE -së, në miqësinë e Tiranës e Prishtinës, në vëllazërinë e Ramës dhe Kurtit. për BDI-në e së kaluarës mendoni vet!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu