Krahu i djathtë i Schumacher mbërrin në Tiranë, ja arsyeja

Shqipëria do të jetë vendi që do të mirëpresë Kongresin vjetor Sportiv “FIA Sport Regional Congress 2019” dhe që lidhet me botën e motorsportit ku padyshim është një nga eventet më të mëdha të këtij lloji, të mbajtura ndonjëherë në vendin tonë. Ceremonia është planifikuar të mbahet nga data 12 deri më 14 dhjetor.

Për këtë event, në Shqipëri do të vijë edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt.

Francezi ka qenë në të kaluarën pilot në garat “Rally” teksa më pas ishte shef ekzekutiv i Ferrarit, në kohët më të lavdishme kur Michael Schumacher shkëlqente duke fituar tituj të shumtë.

Njoftimi:

“Javën e ardhme, në 12-14 Dhjetor 2019, do të zhvillohet në Tiranë Kongresi Vjetor Sportiv “FIA Sport Regional Congress 2019”. Eventi më i rëndësishëm i motorsportit i mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Në datën 14 Dhjetor do të zhvillohet edhe ceremonia “FIA CEZ Prize Giving Ceremony” ku rreth 200 pilotë që kanë fituar në garat e këtij viti, do të tërheqin çmimet.

Në këtë event do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, z.Jean Todt.

Bashkangjitur gjeni materialin me detajet e Kongresit dhe Ceremonisë së dhënies së çmimeve”, shkruhej në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu