Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemkorate (PSD), e ka takuar në rrugë shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, të cilën e ka pyetur për bisedat telefonike me Milan Radoiçiqin.
Krasniqi ka publikuar një video në Facebook, teksa shihet duke e pyetur Kusari-Lilën nëse “po vazhdon koordinimi me Milan Radoiçiqin”.
“E pyeta, a janë duke u koordinu hala me Radojçiqin. Nuk m’u përgjigj. Por heshtjen e saj e mora si pohim. Sepse Qeveria Kurti veç n’publik është kundër Serbisë. Veç kur i duhet Serbia për me i sulmu ata që mendojnë ndryshe. Ama koordinimin me Radojçiqin e ka në nivel”, ka shkruar Krasniqi.
Derisa Krasniqi po i bënte pyetje, Kusari – Lila shihet duke qeshur dhe herë pas herë duke i kthyer përgjigje të shkurtra.










