Kreu i BESËS Bilall Kasami bashkëbisedoi me qytetarët në Çarshinë e Shkupit

Gjatë ditës së sotme, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me një delegacion, ka realizuar takime rasti në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Në pyetjen e gazetarëve lidhur me këto takime, Kasami nuk ka dashur t’i komentoj, por shkurt ka thënë se këso takime përfaqësuesit e Lëvizjes BESA në vazhdimësi realizojnë me banorët shqiptarë në të gjitha zonat në Maqedoni, kështu edhe BESA gjithherë i ndërton qëndrimet e saj në rrugëtimin e përbashkët me popullin, për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë, pra idetë e BESËS bëhen në harmonizim me kërkesat dhe hallet e shqiptarëve të Maqedonisë.

Një nga qytetarët, më saktësisht Vedat Kadriu, pas një takimi të rastësishëm sot në Çarshi të Shkupit me kreun e BESËS ka shkruar: “Pata kënaqësinë që sot të bashkëbisedoj me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin i cili me modestinë e tij dhe urtësinë, përherë është në bashkëbisedim me popullin, kështu që BESA rrjedhimisht është zëri i të gjithë neve”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu