Një grup prej 20 studentësh nga fakultete të ndryshme nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi po punojnë për ndërtimin e veturës së parë në Maqedoni në një nga laboratorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Shkup.
Me këtë projekt ata do të marrin pjesë në “Formula Student”, konkurs global për inxhinierët e ardhshëm të industrisë së automobilave, i cili do të mbahet në gusht në Kroaci. Hartina, e cila është pjesë e skuadrës, thotë se ndonjëherë përderisa punojnë në makinë edhe flejnë në laborator./TV21
VIDEO