Kris dajaku mes historianëve bullgar dhe maqedonas, duke folur për “fqinjësi të mirë”

Një kacafytje me grushte në vend të dialogut ka shënuar mbledhjen e komisionit të përzier bullgaro-maqedonas, i cili duhet të implementojë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes dy vendeve, transmeton Gazeta Lajm.

Anëtarët e komisionit në vend se të vazhdojnë aty ku mbetën në takimin e muajit të kaluar në Sofje, kanë përfunduar me grushte në Ohër, merr vesh Veçer.

Fillimisht në komision ka ndodhur zënkë verbale, më pas shtyrje, kurse në fund ka eskaluar në rrahje me shqelma. Takimi pastaj është mbyllur, kurse bullgarët menjëherë janë larguar nga Ohri.

Komisioni filloi me punë në bazë të nenit 8 paragrafi 2 nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, që është nënshkruar më 2 gusht të vitit 2017, kurse hyri në fuqi në shkurt të vitit 2018.

Kryetar i Komisionit nga pala maqedonase është akademiku Dragan Gjorgjiev, anëtar i AMSHA-s, kurse anëtarë janë edhe profesorët Vanço Gjorgjiev, Petar Todorov, Darko Stojanov, Aleksandar Litovski, Lubica Spasovska dhe Lupço Risteski.

Kryetar i komisionit nga pala bullgar është Angell Dimitrov, ambasadori i parë bullgar në Maqedoni, si dhe Naum Kajçev, Momçillo Metodiev, Ivan Ilçev, Daniel Vaçkov, Filip Topalov dhe Boni Petrunova.

Më pas portali Veçer.mk ka dalë me sqarim se në takimin e fundit në Ohër nuk ka pasur incident, por se kjo ka ndodhur në takimin paraprak në Sofje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu