Kryeministri australian Scott Morrison, ka shprehur keqardhje për trajtimin që është bërë ndaj krizës së zjarrit që shkatërroi vendin.
Morrison vazhdimisht është përballur me kritika të mëdha lidhur me reagimin e qeverisë ndaj zjarreve, dhe politikave të saj për klimën.
Që nga shtatori, zjarret kanë lënë të vrarë të paktën 28 njerëz dhe shkatërruan mijëra shtëpi.
Morrison pranoi që disa gjëra duhet të trajtoheshin më mirë.
Kryeministri tha se ai do të kërkojë një rishikim të komisionit mbretëror – një lloj hetimi publik – për përgjigjen e vendit ndaj krizës së zjarrit.
Muajin e kaluar, Morrison u kritikua pasi shkoi në pushime në Hawaii ndërsa kriza e zjarrit u përkeqësua. Zemërimi në rritje i publikut në mungesë të tij, përfundimisht e detyroi atë të ndalonte atë pushim e të kthehej në Australi.










