Kriza globale e energjisë: Ç’do të ndodhë në Shqipëri?

Nga qeveria është premtuar se çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nuk do të ndryshojë pavarësisht krizës që po kalon sektori energjetik në të gjithë botën.

Zëvendëskryeministrja Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, tha se duke nisur nga data 1 tetor do të vendoset si tavan fasha prej 800 kilovat/orë dhe konsumatorët familjarë, mbi këtë sasi, do të faturohen me vlerën e tregut.

“Fasha mbi 800 do të fillojë të konsiderohet me çmimin e tregut. Zbatimi, synimi jonë është që të fillojë më 1 tetor”, tha Balluku duke bërë të ditur se çmimet e energjisë në bursën ndërkombëtare kanë kaluar çdo parashikim, ku sot vlera arriti në 616 euro për megavat.

Më tej, ajo shtoi se nuk ka asnjë plan për ndërprerje të energjisë, ama duke paralajmëruar duke paralajmëruar kontrolle të forta për abuzuesit, më saktë vjedhësit e energjisë, familjarë apo biznese.

Ajo kujtoi dhe njëherë dy anijet energjiprodhuese, të cilat do ankorohen në bregdetin e Vlorës.

“Ne presim që të ankorohen në fillim të shtatorit dhe të jenë të gatshme për prodhim në tetor”. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu