Kroaci-Marok për vendin e 3-të, ja kush janë ekipet që kanë fituar më shumë medalje bronzi në Kupën e Botës

Shumica mendojnë se është më mirë të dalësh i treti sesa i dyti, me mendimin se vendi i dytë do e ndjejë gjithmonë “presinion” e humbjes.

Në Kupat e Botës, ndeshja e vlefshme për përcaktimini e vendit të dytë ëshë aplikuar që nga viti 1934, një takim që nga shumë futbolldashës shihet i “parëndësishëm”, ku objektivi i të cilit është një medalje bronzi.

Në rastin e Botërorit të Katari, medalja do të përcaktohet nga dueli Kroaci-Marok, por gjatë historisë së 22 Botëroreve kanë qenë shumë ekipe, që kanë patus paraqitje të shkëlqyera.

Vendin si ekipi “kampion” i vendeve të 3-ta e mban Gjermania. “Pancerat” kanë siguruar vendin e tretë plot 4 herë, në vitet 1934, 1970, 2006 dhe 2010. Listën më pas e pason Franca, Brazili, Suedia dhe Polonia, me këta të fundit që kanë arritur të dalin të 3-tët, në dy raste gjatë historisë së saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu