Kroacia triumfon në udhëtim te Franca

Me epërsi minimale (1-0), Kroacia ka fituar ndaj Francës në Stade de France, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dy skuadrat bëjnë gara në Grupin 1 të Ligës A, ku deri më tani i kanë zhvilluar nga katër takime.

Skuadra ballkanike arkëtoi tri pikë në këtë sfidë falë golit të Luka Modric nga pika e bardhë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Danimarka ka fituar përballë Austrisë me rezultat 2-0.

Danezët janë lider të grupit me nëntë pikë, dy më shumë se Kroacia që i ndjek nga vendi i dytë.

Austria është në vend të tretë me katër pikë, kurse Franca është vë pozitën e fundit me dy pikë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu